Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Etem Arifi, i dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrim me subvencione, do të duhet ta vuajë dënimin me burgim, sipas vendimit të fundit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe zëdhënësja e Gjykatës në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“I dënuari Etem Arifi sot e ka pasë datën përfundimtare për t’u lajmëruar. Më datë 23 qershor e ka bërë një kërkesë për shtyerje në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Kjo kërkesë i është refuzu si e pabazuar nga kryetarja e gjykatës. E tash rasti i tij ka shku në Gjykatën e Apelin në akesë”, ka thënë Gashi.
Arifi është dashur që më 9 mars të shkonte për vuajtje të dënimit prej 1 viti e 3 muaj, mirëpo kishte paraqitur kërkesë me të cilën e kishte shtyrë ekzekutimin e dënimit për 2 muaj. /Gazeta Sinjali