image Deputeti i AAK-së: Kufirin do t’ia kthejmë Kosovës në Çakorr

Kosovë

Deputeti i AAK-së: Kufirin do t’ia kthejmë Kosovës në Çakorr

news image

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shkumbin Demliaj ka thënë se kufiri i Kosovës me Malin e Zi do të kthehet në Kullë dhe Çakorr.

Këto komente ai i ka bërë pas aderimit të Bulliqit në Lëvizjen Vetëvendosje, ndaj të cilit veprim Isa Mustafa deklaroi se Bulliqi dhe AAK kanë për obligim ta kthejnë kufirin në Kullë dhe Çakorr.

Demaliaj ka thënë se të gjithë liderët duhet t’i ruajnë kufijtë e Kosovës. Ka shtuar se duhet rikujtuar Mustafës marrëveshjen që është nënshkruar për pikën kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Është rregull për të gjithë liderët, të gjithë i kemi borxh Kosovës jo vetëm për me jua ruajte kufijtë edhe me ja kthyer, por për me punuar që kufijtë e Kosovës me qenë të paprekshëm. Mirëpo duhet t’i rikujtohet Mustafës se cilat marrëveshje i ka nënshkruar ai edhe kabineti i tij mirëpo ata kufij janë të Kosovës edhe kufiri do të jetë në Çakorr dhe në Kullë, hiç mos të bëhet merak. Kosova e ka me ligj që duhet të korrigjohen kufijtë. Tash me ligjin që e kemi dhe ratifikimin që e kemi bë në kuvend kemi të drejtë të shkojmë deri në Arbitrazh”, ka deklaruar Demaliaj për periskopin.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Bulliqi i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, parti me të cilën ai kishte qëndrim të njëjtë gjatë kohës sa ishte deputet i Kuvendin të Kosovës nga radhët e LDK-së./Sinjali/