Deputeti i Aleanës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka njoftuar se i ka bërë një kërkesë kryeministrit të vendit, Avdullah Hoti për rivarrimin e heroinës Qerime Radisheva (Shotë Galica) nga Kruja në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Facebook, Syla është shprehur se Këshilli Bashkiak i Krujës, ka vendosur që të zhvendos varrin e Shotë Galicës në një lokacion tjetër, por, sipas tij, Heroina e meriton të pushojë pranë bashkëluftëtarit dhe bashkudhëtarit të saj Heroit Azem Bejt Galica.
Postimi i plotë i Sylës:
Të nderuar qytetarë,
Të hënën me 27 korrik, i kam adresuar një kërkesë Kryeministrit Avdullah Hoti, për të nxjerr vendim qeveritar për rivarrimin e Heroinës Qerime Halil Radisheva (Shotë Galica) në Kosovë.
Këshilli Bashkiak i Krujës, ka vendosur që të zhvendos varrin e Shotë Galicës në një lokacion tjetër, por, Heroina e meriton të pushoj pranë bashkëluftëtarit dhe bashkudhëtarit të saj Heroit Azem Bejt Galica.
Një varr i zbrazët që e shihni në foto, është pikërisht vendpushimi i saj në Galicë të Vushtrrisë, pranë Azemit.
Mbes me shpresë që kjo kërkesë do të realizohet!/Gazeta Sinjali/