image Deputeti i AAK-së e quan të turpshëm "lavdërimin e Kurtit përmes poshtërimit të UÇK-së"

Kosovë

Reagim/ Deputeti i AAK-së e quan të turpshëm “lavdërimin e Kurtit përmes poshtërimit të UÇK-së”

news image

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbër Tolaj, në një postim në Facebook e ka quajtur të turpshëm lavdërimin e kryeministrit, Albin Kurti, përmes poshtërimit të UÇK-së, nga ana e deputetes së Lëzivjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Sipas Tolajt tendenca e deputetes Kollçaku “për përfitim të poenëve politik, duke u munduar të njollos luftën e shenjët të UÇK-së, nëpërmjet gjuhës së analistëve serb, është e dhimbshme, po aq sa fyese”, transmeton Gazeta Sinjali.

Mulhaxha-Kollçaku mbrëmë ka postuar në profilin e saj në Facebook një citat të një analisti serb, që ka thënë se “Kurti në përballje me Serbinë është më i fortë sepse nuk ka dosje kriminale të UÇK-së”./GazetaSinjali/

Postimi i plotë i Tolajt:

Lavdërimi i Kurtit, përmes poshtërimit të UÇK-së, duke cituar analistin serb, i turpshëm dhe i ulët njëkohësisht.

Citimi i analistëve serb nga ana e nënkryetares së VV-së –Fatmire Mulhaxha, me qëllim të ngritjes së Kurtit, dhe nënvlerësimit të UÇK-së, është veprim jo vetëm i pa menduar mirë, por i turpshëm dhe dëshpërues njëkohësisht.

Tendenca e saj për përfitim të poenëve politik, duke u munduar të njollos luftën e shenjët të UÇK-së, nëpërmjet gjuhës së analistëve serb, është e dhembshme, po aq sa fyese, sikundër që nuk i bën nder as subjektit të saj politik.

Ky veprim shpërfaq naivitetin e anëtarëve të lartë të VV-së, që me, apo pa vetëdije, i bashkohen atyre që me shpifje e trillime tentojnë ta zhvlerësojnë luftën tonë të drejtë për liri.

Ja rikujtojmë Zonjës Mulhaxha, por edhe atyre që mendojnë si ajo, se Lufta e UÇK-së, mbetet pjesa më e ndritur e historisë së Kosovës.

Krenar përjetësisht dhe pafundësisht me vlerat sublime të UÇK-së!