image Deputeti gjerman: Vuçiq të organizojë lirimin e menjëhershëm të tre policëve të rrëmbyer të Kosovës

Politikë

Deputeti gjerman: Vuçiq të organizojë lirimin e menjëhershëm të tre policëve të rrëmbyer të Kosovës

news image

Deputeti i Bundestagut, Andreas Schwarz, i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, që menjëherë të organizojë lirimin e tre policëve të rrëmbyer në Kosovës në Veri.

Përmes një statusi në Twitter, Schwarz ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e sigurisë në Veri të Kosovës teksa ka shtuar se njësitë e KFOR-it janë në veprim, përfshirë edhe “Bundeswehrin” gjerman.

“Situata e sigurisë në veri të Kosovës është shqetësuese. Njësitë e KFOR-it janë në veprim, duke përfshirë Bundeswehrin tonë”, ka shkruar ai.

Tutje ai i ka bërë thirrje urgjente presidentit Vuçiq për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të rrëmbyer në Kosovë, në mënyrë që të de-përshkallëzohet situata.

“Presidenti Vuçiq duhet të organizojë lirimin e menjëhershëm të tre policëve të rrëmbyer të Kosovës në mënyrë që të de-përshkallëzojë situatën”, ka shkruar Schwarz.

/GazetaSinjali/