image Deputeti gjerman takon Lajçakun: Ballkani Perëndimor na përket neve

Evropë

Deputeti gjerman takon Lajçakun: Ballkani Perëndimor na përket neve

news image

Deputeti gjerman Peter Beyer ka takuar Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Vjenë.

Beyer thotë se Bashkimi Evropian duhet të ndryshojë idenë themelore të Evropës dhe se është e qartë Ballkani Perëndimor i përket BE-së.

“Putini ka tronditur rendin global me pushtimin e tij. BE-ja është detyruar brenda natës të bëhet më në fund një aktor gjeopolitik dhe ne duhet të ndryshojmë idenë themelore të Evropës” ka thënë ai.

“Kjo duhet të ketë pasoja edhe për politikën e zgjerimit të BE-së: Larg një zgjerimi të thjeshtë konvergjence, drejt një integrimi gjeopolitik. Është e qartë: Ballkani Perëndimor na përket neve!” ka shkruar Beyer në Facebook.

Postimi i plotë:

Putini ka tronditur rendin global me pushtimin e tij. BE-ja është detyruar brenda natës të bëhet më në fund një aktor gjeopolitik dhe ne duhet të ndryshojmë idenë themelore të Evropës.
Kjo duhet të ketë pasoja edhe për politikën e zgjerimit të BE-së: Larg një zgjerimi të thjeshtë konvergjence, drejt një integrimi gjeopolitik. Është e qartë: Ballkani Perëndimor na përket neve!

/GazetaSinjali/