image Deputeti gjerman largohet nga detyra pas debatit për prindërimin me nënë surrogate

Evropë

Deputeti gjerman largohet nga detyra pas debatit për prindërimin me nënë surrogate

news image

Jens Spahn ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman.

Spahn njoftoi se për vendimin e tij kishte informuar fillimisht kancelarin Friedrich Merz dhe kryetarin e CSU-së, Markus Söder.

Sipas raportimit të gazetës gjermane Bild, arsyeja e dorëheqjes lidhet me debatin e vazhdueshëm publik, pasi Spahn dhe bashkëshorti i tij janë bërë prindër përmes një nëne surrogate.

Në letrën e dorëheqjes, ai thuhet se ka deklaruar se lumturia e tij personale për krijimin e familjes nuk mund të pajtohet më me përgjegjësinë që bart posti i tij politik.

Sipas raportimeve, Merz kishte kërkuar largimin e Spahnit nga detyra, duke theksuar se besueshmëria është një nga vlerat më të rëndësishme në politikë. Ai e ka cilësuar dorëheqjen si vendim “të drejtë” dhe “të pashmangshëm”, ndërsa e ka falënderuar Spahnin për kontributin në drejtimin e grupit parlamentar dhe në punën e koalicionit qeverisës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/