image Deputeti gjerman: Arrestimi i kreut të Mbrojtjes Civile ishte i domosdoshëm, sulmet të zbardhen plotësisht

Politikë

Deputeti gjerman: Arrestimi i kreut të Mbrojtjes Civile ishte i domosdoshëm, sulmet të zbardhen plotësisht

news image

Deputeti i Parlamentit gjerman Thomas Hacker, ka reaguar për arrestimin e kreut të “Mbrojtjes Civile” Millun Millenkoviq- Llune.

Hacker tha se arrestimi i “Llunes” ishte i domosdoshëm.

“Arrestimi i kreut të formacionit paraushtarak Civilna Zastita si për sulmet ndaj ushtarëve të misionit të KFOR-it është i domosdoshëm”, tha ai.

“Sulmet ndaj ushtarëve të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, janë njëkohësisht sulme ndaj sigurisë, stabilitetit dhe paqes në të gjithë rajonin”, tha Hacker.

Deputeti gjerman shtoi se ngjarjet në veri nuk duhet të kalojnë pa pasoja.

”Sulmet duhet të zbardhen plotësisht duke respektuar parimet bazë të shtetit të së drejtës. Kjo parandalon që akte të tilla frigane të bëhen të pranueshme nga shoqëria”, shtoi ai.

/GazetaSinjali/