Eurodeputeti francez, Nicholas Bay, ka eskaluar me gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve, duke shpërndarë propagandë se të krishterët serbë janë persekutuar.
Në vazhdën e videove të publikuara nga Kosova, ai ka shtuar një të fundit sot, duke shkruar se e ka vizituar atë për të paralajmëruar rreth “fatit të të krishterëve serbë”.
“Duke u përballur me heshtjen për situatën e Kosovës dhe okupimin e territorit të saj nga terroristët e UCK-së, doja të shkoja atje për të paralajmëruar për fatin e të krishterëve serbë”, ka shkruar Bay në një postim në Twitter, të shoqëruar me një video.
Ai tutje thotë se “vendosmëria e jashtëzakonshme e popullit serb mund të mos jetë e mjaftueshme: le t’i ndihmojmë”.
Përgjatë ditëve të fundit, Bay, përmes postimeve në Twitter, ka shpërndarë urrejtje ndaj shqiptarëve myslimanë, duke thënë se ata e kanë okupuar Prizrenin.
Face au silence sur le situation au Kosovo et la prise de pouvoir sur ce territoire par les terroristes de l’UCK, je tenais à me rendre sur place pour alerter sur le sort des chrétiens serbes.
— Nicolas Bay (@NicolasBay_) October 31, 2022
L’extraordinaire détermination du peuple serbe ne suffira peut-être pas : aidons-les ! pic.twitter.com/yFrPARAFOs