image Deputetët sot në seancë të jashtëzakonshme, shqyrtohet rezoluta për çmimin dhe faturimin aktual të rrymës

Politikë

Deputetët sot në seancë të jashtëzakonshme, shqyrtohet rezoluta për çmimin dhe faturimin aktual të rrymës

news image

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot në seancë të jashtëzakonshme, raporton Gazeta Sinjali.

Në seancën e cila pritet të fillojë në orën 10:00, në rend dite është Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.

Vendimi për seancën e jashtëzakonshme është marrë të hënën në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë tha se aktualisht nuk ka temë me të rëndësishme se kjo.

Sot filloi sesioni i ri pranveror parlamentar dhe ne si PDK me mbështetjen e 40 deputetëve kemi thirrur një seancë të jashtëzakonshme për çmimin e energjisë elektrike në vend. Nuk ka temë me të rëndësishme. Ju i dini shqetësimet e mëdha që kanë ngritur qytetarët. Ne sot kemi kanalizuar këtë kërkesë dhe sesionin pranveror do të fillojmë më këtë seancë dhe kemi propozuar rezolutë për uljen e çmimit të energjisë elektrike”, është shprehur ai të hënën.

Ndryshe, shumë qytetarë janë ankuar lidhur me faturat e energjisë elektrike për muajin dhjetor. Sipas tyre, faturat për muajin dhjetor kanë qenë shumë më të larta, edhe pse thonë se kanë shpenzuar njëjtë sikurse muajin paraprak. Te KESCO kanë shkuar mbi 1 mijë e 700 ankesa për këtë çështje.

/GazetaSinjali/