Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shenjëstruara.
71 deputetë kanë votuar pro këtij projektligji, me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
“71 deputetë kanë votuar kanë votuar për këtë projektligj, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, të gjitha votat janë për, kështuqë konstatoj se kuvendi e miratoi Ligjin për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shenjëstruara”, u shpreh kryeparlamentari, Glauk Konjufca.
Po ashtu është miratuar edhe Projektligjit për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore.