image Deputetët mblidhen sot në dy seanca plenare

Politikë

Deputetët mblidhen sot në dy seanca plenare

news image

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot do të mblidhen në dy seanca plenare, raporton Gazeta Sinjali.

Seanca e parë e Kuvendit pritet do të nis në orën 10:00, ku në rend të ditës do të jetë edhe propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërsa në seancën e dytë seanca e dytë e cila fillon në orën 14:00 dhe dhe në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seanca e datës 10 nëntor.

Rendi i ditës për seancën e parë:

1.    Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, 
2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës, 
3.    Pyetjet parlamentare,
4.    Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese

Rendi i ditës për seancën e dytë

I.  Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, më 10 nëntor 2022:

11.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,
12.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale, 
13.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal i Republikës së Kosovës,
14.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
15.    Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023,
16.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
17.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021,
18.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021,
19.    Shqyrtimi i Propozim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.09/99 datë 30 shtator 2022, për zgjedhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave,
20.    Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.

/GazetaSinjali/