image Deputetët emocionohen dhe përloten gjatë fjalimit të Ramës për UÇK-në në Kuvendin e Shqipërisë

Rajon

Deputetët emocionohen dhe përloten gjatë fjalimit të Ramës për UÇK-në në Kuvendin e Shqipërisë

news image

Disa nga deputetët në Kuvendin e Shqipërisë janë emocionuar e disa edhe janë parë paksa të përlotur, teksa kryeministri i vendit, Edi Rama mbajti një fjalim rreth aktakuzës së ngritur nga Prokurori i Specializuar në Hagë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë fjalimit të gjatë dhe herë pas here me ngritje toni, Rama e përshkroi aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit si baltë të rëndë mbi gjithë shqiptarinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Rama tha se janë 21 vjet që drejtësia për Kosovën mungoi teksa tashmë me aktakuzat nga Thaçit dhe Veselit është përmbysur peshorja dhe nuk është vendosur drejtësia.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se udhëheqësit e UÇK-së e shkruan historinë e pandryshueshme të Kosovës.

“Përballë historisë, as Thaçi, as Veseli, as Haradinaj dhe asnjë prej krejt të akuzuarve nuk kanë nevojë për asnjë mbrojtje publike, sepse përtej kësaj tërkuze të një gjyqësie eksperimentale ndërkombëtare, ata janë vendosur në anën e drejtë të historisë dhe e kanë bërë historinë vetë, duke i dhënë asaj pandryshueshmërinë e mundshme në jetë të jetëve, si histori e çlirimit të asaj pjese të pandashme të kombit shqiptar, që quhet Kosovë”, tha Rama.

Më poshtë, shihni disa deputete që u emocionuan dhe u përlotën gjatë fjalimit të Ramës. /Gazeta Sinjali