Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të prirë nga Mimoza Kusari-Lila, shefja e Grupit Parlamentar, kanë bërë homazhe para trupit të Ismail Kadaresë.
Të gjithë ata e kanë vendosur nga një lule para arkivolit të kolosit të letrave shqipe, trupi i cilit po qëndron për homazhe në Teatrin Kombëtar.