image Deputetët e PDK-së nuk do të shkojnë në Kuvend për një javë, solidarizohen me të akuzuarit e Speciales

Politikë

Deputetët e PDK-së nuk do të shkojnë në Kuvend për një javë, solidarizohen me të akuzuarit e Speciales

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se si grup parlamentar i këtij subjekti politik nuk do të marrin pjesë në seancat e Kuvendit për një javë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ne si PDK përballë zhvillimeve të fundit nuk do të marrim pjesë në agjendën e Kuvendit për një javë”, tha Tahiri në një konferencë për media.

Sipas Tahirit, kjo nismë ka për qëllim të solidarizimit me ish-kreun e PDK-së, Kadri Veseli, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe të gjithë të tjerët që janë të ftuar nga Gjykata Speciale.

Ai shtoi se ky akt nuk lidhet me zhvillimet që i përkasin drejtësisë, por nevojën e brendshme për senzibilizim.

Tahiri po ashtu ka ftuar që kësaj nisme t’i bashkohen edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma Socialdemokrate./Gazeta Sinjali/