Deputetët nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha dhe Gazmend Bytyqi, gjatë dëshmisë së ish-ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugollit, sot në Komisionin Hetimor për Privatizim, i kanë kërkuar këtij të fundit që të zbulojë të gjithë emrat të cilët i kanë bërë presion për çështjen e privatizimit të Feronikelit.
Këta deputetë i kanë reaguar Dugollit, duke e pyetur atë se pse iu nevojitën 10 vite për të thënë se kinse dikush i paska bërë presion në lidhje me një punë ose një tjetër, apo këtë po e bën vetëm për politike ditore.
Komisioni Hetimor për Privatizimet, i cili u themelua me propozimin e PDK-së, ka nisur intervistimin e të gjithë akterëve të cilët kanë qenë përgjegjës në lidhje me privatizimet në Kosovë, për të zbardhur të gjitha rastet e dyshimta me këtë temë. /Gazeta Sinjali/