Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me propozimin që Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) të marrë përgjegjësinë për pagesën e rrymës në katër komunat serbe veriore, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas vendimit, për këto katër komuna në veri të Kosovës janë ndarë 11 milionë euro për pagesën e rrymës.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës “Guxo” me 61 vota pro kanë miratuar këtë propozim.
Javën e kaluar, komisioni kishte miratuar propozimin e KOSTT-it për ndarjen e këtyre mjeteve.
Pas këtij vendimi, i menjëhershëm kishte qenë reagimi i opozitës.
Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar Qeverinë Kurti se në kundërshtim me zotimet e saj ka miratuar këtë vendim, duke shtuar se e njëjta Qeveri kishte anuluar shtesat prej 30 eurove për pensionistët./Gazeta Sinjali/