Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, e cila para disa ditësh është operuar nga tumori në tru sot është kthyer për të vazhduar punën në Kuvend.
Rikthimi i saj në Kuvend, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, tha se i tha jetë seancës.
“Kësaj seance sapo i dha jetë më shumë deputetja që sapo arriti, Adriana Matoshi, deputetja jonë e nderuar. Ka kaluar nëpër një ndërhyrje kirurgjike të vështirë dhe ia ka dalë, jo vetëm që është e fortë por që edhe ne në çdo moment kemi qenë me të“, tha ndër të tjera Konjufca.
Derisa, deputetja Matoshi shkoi te ulësja e saj ajo u duartrokit nga deputetët.