image Ekskluzive: Krimet Ekonomike në aksion, kapin dy persona në Drenas për pastrim parash të vjedhura

Siguri

Ekskluzive: Krimet Ekonomike në aksion, kapin dy persona në Drenas për pastrim parash të vjedhura

news image

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në mars të këtij viti në bankën e NLB-së në Drenas. Dy persona dyshohet se në vazhdimësi kanë deponuar para me ngjyrë, pra para të cilat kanë qenë në kontakt me reagjent kimik, të cilat janë munduar të pastrohen. Por të njëjtat janë tërhequr menjëherë në bankomat. Policia ka arrestuar dy të dyshuarit Albian Nika dhe Erstina Nika.

Por si ndodhi ngjarja?

Sinjali mëson se dy dyshuarit nga 27 shkurti deri më 11 mars kanë deponuar 5900 euro.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se Policia ka marrë informacion më 12 mars se të dyshuarit sa herë që kanë deponuar para në bankomat gjatë kësaj periudhe, të njëjtat janë tërhequr menjëherë.

Policia ka arrestuar të dyshuarit, të cilët paratë e dyshuara i kanë deponuar në bankë përmes ATM dhe në ATM të tjera i kanë tërhequr, pra vetëm i kanë ndërruar paratë.

Arrestimi i tyre sipas burimeve të Sinjalit ka ardhur pas aplikimit të masave të fshehta të Policisë me Prokurorinë Speciale, ku të njëjtit janë vëzhguar dhe përgjuar.

Nga të dyshuari Policia ka konfiskuar 150 euro me ngjyrë.

Ata dyshohen për veprat penale “Pastrim i parave”, Falsifikim ni parave” dhe “Blerja, pranimi apo fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

/GazetaSinjali/