image Departamenti i Mbrojtjes do të përdorë Grok, chatbotin me AI të zhvilluar nga Elon Musk

Teknologji

Departamenti i Mbrojtjes do të përdorë Grok, chatbotin me AI të zhvilluar nga Elon Musk

news image

Departamenti i Mbrojtjes do të fillojë përdorimin e Grok, chatbotit të avancuar me AI të krijuar nga startupi xAl i miliarderit Elon Musk, duke shënuar një hap të rëndësishëm për zhvillimin e teknologjisë nga Musk.

Musk e ka pozicionuar Grok si një konkurrent të drejtpërdrejtë të OpenAI, që gjithashtu ka arritur kontrata në fushën e mbrojtjes dhe teknologjisë. Kontrata, me vlerë deri në 200 milionë dollarë, përfshin projekte që do të mundësojnë modele të personalizuara për sigurinë kombëtare dhe aplikacione kritike, si dhe përdorimin e AI për të përshpejtuar rastet e përdorimit në kujdesin shëndetësor dhe shkencën themelore.

Kontrata vjen ndërkohë që tensionet mes Musk dhe presidentit Trump vazhdojnë.

Musk, i cili ka investuar rreth 300 milionë dollarë për të mbështetur zgjedhjen e Trump dhe republikanëve në vitin 2024, ka qenë kritik ndaj presidentit për politikën fiskale dhe borxhin kombëtar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/