Ka reaguar Departamenti Amerikan i Shtetit për marrëveshjen e fshehtë të cilën kryeministri në detyrë Albin Kurti dje në Kuvend, tha se ekziston.
Në letrën e shkruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, e cila është deklaratë e përbashkët e ambasadorit Richard Grenell, ambasadorit Philip Kosnett dhe përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, thuhet se nuk ekziston asnjë marrëveshje e fshehtë për shkëmbim territoresh.
“Ne duam të theksojmë që nuk ekziston anjë marrëveshje e fshehtë për shkëmbin territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç po spekulohet”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se qëllimi i dërguari special i SHBA-së, Richard Grenell, nuk e ka parë një marrëveshje të tillë dhe as nuk ka diskutuar për të.
“Përqendrimi i qeversië amerikane në mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për të rivendosur linja hekurudhore dhe ajrore mes Kosovës dhe Serbisë, synon përmirësimin e zhvillimit ekonomik”, thuhet në letrën e përbashkët të Grenell, Kosnett e Palmer./ Gazeta Sinjali/