Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi është denoncuar për sulm fizik nga një nëpunës i komunës së Podujevës, ka mësuar Gazeta Sinjali.
Motivi dhe detaje tjera nuk dihen. Ndërsa, rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 09:30 në stacionin policor në Podujevë është denoncuar një rast i sulmit fizik. Aktualisht janë duke u trajtuar pretendimet e paraqitura nga denoncuesi, dhe me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen veprimet policore po ndërmerren në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka thënë për Gazetën Sinjali, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës. /Gazeta Sinjali/