image Dënohet me pesë muaj burgim personi që e kërcënoi Vehbi Kajtazin

Drejtësi

Dënohet me pesë muaj burgim personi që e kërcënoi Vehbi Kajtazin

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë sot e ka shpallur aktgjykimin ndaj Driton Dobrunës, i akuzuar për kanosjen e gazetarit Vehbi Kajtazi.

Dobruna u dënua me pesë muaj burgim efektiv, raporton Paparaci.

Vendimi u mor sot, ku i pranishëm ishte gazetari Kajtazi, ndërsa mungoi Dobruna.

Dobruna kishte pranuar fajësinë qysh në shqyrtimin e parë.

/GazetaSinjali/