Producenti kinematografik dhe ish-pronari i skuadrës së futbollit të Fiorentinës, Vittorio Cecchi Gori, është arrestuar nga autoritet italiane të drejtësisë mëngjesin e sotëm.
Me vendim të Gjykatës së Apelit në Romë, Ceccshi Gori duhet të shlyejë 8 vite, 5 muaj e 26 ditë burg.
Ai u dënua për akuzat: krime financiare dhe mashtrim fiskal.
Mediat italiane informojnë se i dënuari ndodhet në burgun e Rebibias./GazetaSinjali/