Gjykata Themelore në Drenas ka shpallur fajtor Eqrem Avdullahun nga Rahoveci, duke e dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Kanosje” ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
Përveç dënimit me burg, gjykata i ka shqiptuar të akuzuarit edhe një gjobë prej 70 eurosh, ndërsa palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Avdullahu më 3 qershor 2026, përmes një komenti në rrjetin social Facebook, dyshohet se ka kanosur seriozisht Hysni Gucatin, duke i shkaktuar frikë dhe pasiguri për jetën.
Prokuroria kishte pretenduar se komenti ishte bërë në një publikim në Facebook ku ishte shpërndarë një fotografi e Gucatit, ndërsa i akuzuari kishte reaguar me një mesazh të cilin organi i akuzës e kishte cilësuar si kërcënues.
Vendimi i Gjykatës mund të ankimohet nga palët brenda afatit ligjor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!