image Dënohet me 17 vjet burg boksieri serb me origjinë shqiptare

Botë

Dënohet me 17 vjet burg boksieri serb me origjinë shqiptare

news image

David Cufaj, është dënuar me 17 vjet burg, nën akuzat se ishte pjesë e një grupi kontrabandues të drogës.

Cufaj, ishte arrestuar në vitin 2017 me dyshimin se ishte anëtar i një grupi që kishte kontrabanduar dy tonë kokainë, por në mungesë të provave u la i lirë në fund të atij viti.

27-vjeçari akuzohet për financimin e një dërgesë prej dy tonë kokainë nga Peru në Belgjikë. Droga ishte e fshehur në kanaçe dhe dërgesa është zbuluar në 11 Janar 2017.

David Cufaj, ka lindur në Kosovë, por është rritur në Sarajevë. Ai ishte edhe praktikues i boksit. Para disa viteve u largua nga sporti dhe u transferua jashtë vendit, në Holandë dhe prej andej në Peru./Gazeta Sinjali/