image Dënohen me 71 vjet burgim pesë të akuzuarit për vrasjen e kushëririt për motive pronësore në Viti

Drejtësi

Dënohen me 71 vjet burgim pesë të akuzuarit për vrasjen e kushëririt për motive pronësore në Viti

news image

Sot në Gjykatën Themelore në Gjilan, është shpallur aktgjykimi ndaj të akuzuarve për vrasje të rëndë të kushëririt të tyre, për motive pronësore, në vitin 2019, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se Gjykata ka dënuar me nga 21 vjet burgim të akuzuarit Besmir, Samet dhe Fisnik Ismajli, derisa Ismet Ismajli dhe Izri Ismajli janë dënuar me nga katër vjet burgim.

Prokuroria Themelore në Gjilan, më 26 nëntor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarve me arsyetimin se të njëjtit, me 2 maj 2019, në fshatin Sadovina e Çerkezëve, komuna e Vitisë, me dashje dhe në bashkëkryerje, për motive pasurore-pronësore, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin Muhamet Ismajli.

Sipas aktakuzës, kjo ka ndodhur në atë mënyrë që të akuzuarit fillimisht shkojnë për të punuar në pronën kontestuese, e cila gjendet në afërsi të shtëpisë së tani të ndjerit M.I, me këtë rast ky i fundit me familjarët e tij dalin për të biseduar lidhur me arritjen e një marrëveshjeje, për çka këta të fundit refuzojnë, e që më pas vazhdojnë me fyerje të cilat sjellin eskalimin e situatës deri në konflikt fizik.

Pasi nuk kishin mundur të merreshin vesh, kishte eskaluar situata dhe të akuzuarit me mjete të forta, si dru dhe shufra metalike, e godasin tani të ndjerin në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar vdekjen, si pasojë e thyerjes së kockave të kafkës.

/GazetaSinjali/