image Dëmtohet trotuari në Rrugën B, kundërmon kanalizimi

Kosovë

Infrastrukturë/ Dëmtohet trotuari në Rrugën B, kundërmon kanalizimi

news image

Në Rrugën B të kryeqytetit është dëmtuar vendkalimi i destinuar për qarkullimin e këmbësorëve, shkruan Sinjali.

Trotuari është dëmtuar në një distancë prej mbi 20 metra gjatësi.

Këtë shqetësim e kanë ngritur banorët e kësaj lagjeje të Prishtinës të cilët kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes në redaksinë e Sinjalit.

Ata thonë se përveç trotuarit dyshohet se është dëmtuar kanalizimi pasi që kanë lëvizur edhe kapakët e pesetave të kanalizimit dhe kundërmon erë e rëndë, e cila mund të paraqes rrezik për shëndetin e banorëve.

Banorët thonë se kjo gjendje është shqetësuese pasi nga dëmtimi i kapakëve mund të shembet i tërë trotuari.

Në këtë trotuar ka qarkullim të madh të qytetarëve të cilët viteve të fundit e kanë populluar këtë zonë të Prishtinës për shkak të zgjerimit të qytetit me ndërtime  të objekteve të banimit.

Sipas qytetarëve ky dëmtim ka një kohe të gjatë se ka filluar dhe komuna asnjëherë nuk ka marr ndonjë veprim për ta sanuar. /Sinjali/