image Dëmtohet ndriçimi i Kompleksit Memorial në Mejë, dikush dyshohet se i nxori nga vendi shtyllat

Kosovë

Dëmtohet ndriçimi i Kompleksit Memorial në Mejë, dikush dyshohet se i nxori nga vendi shtyllat

news image

Kompleksi Memorial “27 prilli” në Mejë të Gjakovës i njohur ndryshe si “Lëndina e Pikëllimit” pasi mban 376 trupa të shqiptarëve të Kosovës, të cilët u ekzekutuan nga forcat serbe, së fundmi është dëmtuar, raporton Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë kryesisht për prishjen e ndriçimit në këtë Kompleks Memorial, ku siç bën të ditur sinjalizuesi i Gazetës Sinjali dyshohet se i njëjti është dëmtuar nga dikush.

Në të njëjtat pamje shihen se disa shtylla të ndriçimit nuk punojnë fare, ndërsa disa të tjera janë nxjerr komplet nga vendi.

Për t’u ndërtuar ky Kompleks Memorial janë dashur vite të tëra që nga përfundimi i luftës, ku ndër to familjarët e viktimave kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin e tyre për neglizhencën e qeverisjes së atëhershme. Parregullsitë që u dyshua se bëheshin në ndërtimin e tij u hetuan edhe nga Prokuroria e shtetit.

Pas ndërtimit, disa vite më parë në media u raportua edhe për gjendjen e rëndë që ndodhjen ky Kompleks Memorial si pasojë e mosmirëmbajtjes, ku mbeturinat kishin mbuluar një pjesë të tij.

/GazetaSinjali/