image Dëmtohen shkronjat e UÇK-së në Çyçavicë

Siguri

Dëmtohen shkronjat e UÇK-së në Çyçavicë

news image

Janë dëmtuar shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Çyçavicë.

Kështu ka njoftuar faqja e fshatit Sibofc të komunës së Obiliqit, ku sipas tyre, dëmtimet janë shkaktuar nga persona të panjohur, ndërsa përmasat e tyre janë të tilla që kërkohet ndërhyrje për sanimin e tyre.

Ata kanë bërë thirrje që rasti të trajtohet me seriozitet nga organet e rendit dhe të hetohen rrethanat e dëmtimit.

Lidhur me rastin, Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare.

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë janë dëmtuar shkronjat e UÇK-së edhe në Kaçanaik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/