image Dëmtimi i provave në laboratorin e drogës në veri/ IPK rekomandon suspendimin edhe të dy zyrtarëve policorë

Siguri

Dëmtimi i provave në laboratorin e drogës në veri/ IPK rekomandon suspendimin edhe të dy zyrtarëve policorë

news image

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, IPK bën të ditur se bëhet fjalë për një toger dhe një zyrtar policor, të cilët dyshohet se kanë kryer veprat penale  “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare” dhe “Dhënia e ndihmës kryeseve pas kryerjes penale”.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë (një togeri dhe një zyrtari policor).

Hetimi i këtij rasti është vazhdimësi e hetimit të rastit të mëhershëm ku IPK ka arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe “Manipulim me prova””, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se IPK ka arrestuar zyrtarin policor të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Policinë e Kosovës, Andria Rakiq, i cili dyshohet se dëmtoi provat në laboratorin e drogës që u zbulua javë më parë në Zveçan.

Rakiq dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare“, si dhe  “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga Gjykata.

/GazetaSinjali/