image Demolli: Do të kërkojmë hetim ndërkombëtar për Hamide Magashin, nuk iu besojmë institucioneve tona

Sociale

Demolli: Do të kërkojmë hetim ndërkombëtar për Hamide Magashin, nuk iu besojmë institucioneve tona

news image

Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore thotë se do të kërkojnë hetim ndërkombëtar për vrasjen e Hamide Magashit.

Demolli thotë se nuk i besojnë më institucioneve të Kosovës.

Ajo shtoi se do t’i drejtohen komisioneres për të Drejtat e Njeriut të Evropës për të bërë një hetim ndërkombëtar.

“Ky rast është për hetim ndërkombëtar, ne nuk ju besojmë institucioneve tona. Do ti drejtohemi komisioneres për të drejtat e njeriut të Evropës që të na dërgojë një hetim ndërkombëtar për rastin e këtij femicidi dhe e rasteve të tjera.

Te shohim se cka po ndodh, a i kanë bazat e njëjta, a ka dorë patriarkati, a ka dorë krejt shtetit, pasi që disa gra na kanë shku në urdhrin mbrojtës. A po lexohet mirë nga Policia ky urdhër mbrojtës”. tha në ‘Pressing’ T7

/GazetaSinjali/