Nga sheshi “Zahir Pajaziti” ka nisur protesta e thirrur nga AGK-ja dhe që ka për synim shprehjen e revoltës në lidhje me ARBK-në për pezullimin e certifikatës së biznesit ndaj televizionit Klan Kosova.
Protesta e thirrur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të nisë nga sheshi “Zahir Pajaziti”, e që për synim ka shprehjen e revoltës në lidhje me vendimin e ARBK-së ndaj Klan Kosovës.
Thirrja e AGK-së ka qenë për të gjitha mediat, mirëpo kjo protestë është përkrahur edhe nga shoqëria civile, qëllimi i të cilës është mbrojtja e fjalës së lirë, pasi veprimet e ekzekutivit kosovar kanë qenë kundër mediumeve të lira, fjalës së lirë e kundër Klan Kosovës, e cila i ka bërë të gjitha korrigjimet e nevojshme, por s’janë marrë parasysh nga ARBK-ja.
Protestuesi janë mbledhur në Sheshi “Zahir Pajaziti”, duke fishkëllyer, për ta kundërshtuar vendimin nga MINT.
Më 14 qershor MINT ngriti kallëzimi penal ndaj Shoqërisë Tregtare, Klan Kosova. Kallëzimi penal u ngrit me “pretendimin se në certifikatën e biznesit, te ndërrimi i pronarëve, figuron Pejë – Serbia dhe Gjakovë – Serbia”.
Pas kësaj, Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), anuloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës por më 21 qershor, ajo e shfuqizoi vendimin. Megjithatë, një ditë më vonë, ARBK-ja anuloi vendimin e 21 qershorit.
Pas ankesës së Klan Kosovës, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve vendosi më 28 korrik se ARBK-ja kishte “vepruar në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës”.
Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në Kosovë, kanë shprehur shqetësim, siç kanë thënë, të thellë, me vendimin e Ministris së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për pezullimin e licencës së biznesit të televizionit Klan Kosova.