image Demi: PSD deri dje AAK-së figurë e krimit të organizuar, sot partner

Kosovë

Demi: PSD deri dje AAK-së figurë e krimit të organizuar, sot partner

news image

Analisti Agron Demi ka ironizuar me marrëvëshjen e arritur për koalicion parazgjedhor mes AAK-së dhe PSD-së.

Ish drejtori i Institutit GAP ka thënë se “ku ka ofertë më të mirë për votuesit se sa me u’a kërku votën për një parti e cila vetëm se përmbylli mandatin më të keq në historinë e zezë të qeverisjes.

“Për PSD-në, nuk ka gajle që Haradinaj si udhëheqës i qeverisjes PAN këmbëngul me vazhdu projektin e dëmshëm me miliarda euro të termocentralit të ri, me i djeg/vjedh me miliarda euro në autostradën e re që kalon nëpër arat e Dukagjinit, me kërcënu gjykatës e prokurorë, me i fry listat e veteranëve, me i degradu të gjitha agjencionet e pavarura…e qindra të zeza tjera. Deri dje ‘figurë e krimit të organizuar’, sot partner”, ka thënë Demi.

Ai ka shtuar se në politikë nuk duhet të funksionohet me logjikën e biznesit duke i parë partitë si “start-up” me qëllimin e vetëm për t’ju bashkuar blerësit me çmimin më të lartë. /Sinjali/