Agron Demi nga shoqëria civile ka deklaruar se janë rreth 600 mijë qytetarë në moshë pune që nuk kanë asnjë cent kursime në Trust.
“E në tre vjetët e ardhshëm këta kanë me paguar për me i kompensuar kursimet e tërhequra atyre 580 mijë personave që kanë kursime deri 9.999 euro”, ka shkruar ai në Facebook.
Sot në orën 15:00 u hap aplikimi për tërheqjen e 10-përqindëshit të kursimeve nga Trusti. Por, zëvendësdrejtori i Trustit, Agron Krasniqi njoftoi se faqja është mbyllur për shkak të sulmeve kibernetike.