COVID-19

Të infektuar

4715

Të shëruar

2227

Të vdekur

101

Dembele i thotë “Po” transferimit te Juventusi

news image

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele raportohet se po dëshiron transferimin te Juventusi gjatë kësaj vere.

Sipas Mundo Deportivo raportohet që Dembele ka tërhequr vëmendjen e drejtorit sportiv Fabio Paratici dhe po ashtu futbollisti tashmë ka pranuar transferimin te Juventusi, transmeton Gazeta Sinjali.

Dembele po ashtu mund të gjejë hapësirë të mjaftueshme në sulmin e Juventusit nën drejtimin e Maurizio Sarrit.

Mirëpo në anën tjetër Barcelona nuk është e gatshme që ta lejojë transferimin e futbollistit për një shumë të vogël andaj nuk përjashtohet edhe mundësia e transferimit në formë huazimi.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin