image Demantohet përsëri Vuçiqi, ambasadori Kapiti takon komisioneren e Eswatinit

Politikë

Demantohet përsëri Vuçiqi, ambasadori Kapiti takon komisioneren e Eswatinit

news image

Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, sot është takuar me Komisioneren e Lartë të shtetit të Eswatinit, në Londër, për të cili shtet presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kishte thënë se e ka tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës.

“Sot bëra një vizitë te Komisionerja e Lartë Thandazile P. Mbuyisa në Ambasadën e Mbretërisë së Eswatinit, në Londër. Ishte kënaqësi të trajtonim ngjarjet aktuale globale dhe ne mezi presim të forcojmë marrëdhëniet tona Eswatini-Kosovë duke eksploruar mundësitë ekonomike”, ka shkruar në Twitter Kapiti.

/GazetaSinjali/