image Demaliaj këshillë Qeverisë Kurti: Nuk bëhet diplomacia duke nejt në Facebook

Politikë

Demaliaj këshillë Qeverisë Kurti: Nuk bëhet diplomacia duke nejt në Facebook

news image

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, duke folur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka këshilluar Qeverinë Kurti se ‘diplomacia nuk bëhet duke nejt në Facebook, në rjete sociale dhe portale’.

Javë më parë presidenti Thaçi ka njoftuar përmes Twitterit se ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku i ka bërë të ditur se shteti i Xhamajkës ka njohur pavarësinë e Kosovës, ku më pas vet ministrja e jashtme e këtij shteti ka demantuar Thaçin me një tweet se Xhamajka nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Për këtë ‘njohje’ kishe shkruar edhe ministri i Jashtëm Glauk Konjufca. /Gazeta Sinjali/