Deputeti nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demalijaj, ka thënë se para dy vitesh ishte i arrestuar në burgun e Gjilanit, me arsyen për kërcënim, ku sipas tij në burg nuk kishte libra dhe kishte kërkuar nga familjarët libra për t’i lexuar.
“Kam pasur një arrestim parvjet në burgun e Gjilanit, më akuzuan gjoja për kërcënim edhe pse nuk ishte kërcënim mirëpo ashtu ndodhi dhe pata lyp fondin library, kur shkova nuk kishte pasur libra, në momentin e parë e thirra familjen dhe mi kanë sjellur 20 libra”, është shprehur Demalijaj në t7.
Demalijaj tha se kohët e fundit ka lexuar librin “Dashuri në Paris” të autores Daniele Steel
“Kohët e fundit kam lexuar Dashuri në Paris, është libër shumë i mirë, ju kisha thënë edhe kolegëve të mi ta lexojnë”, është shprehur Demalijaj
Kujtojmë që Albin Kurti sa ishte në burg për hejdhe të gazit lotsjellës në Kuvend, në vitin 2017, kishte deklaruar se kishte lexuar 15 libra gjatë qëndrimit në burg.
Ndërkaq, Demalijaj disa ditë më parë tha se në bibliotekën e tij perosnale ka më shumë libra se gjithë Vetëvendosje./ Gazeta Sinjali/