image Deliu - Osmanit: Ndalo së shërbyeri për Kurtin, emëroje anëtarin e PDK-së në KQZ

Kosovë

Deliu – Osmanit: Ndalo së shërbyeri për Kurtin, emëroje anëtarin e PDK-së në KQZ

news image

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, sot në seancën e Kuvendit i ka bërë thirrje presidentes së vendit Vjosa Osmanit, që të emërojë përfaqësuesin e dytë të PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ajo ka thënë se Osmani duhet t’i ndalojë orvatjet e Lëvizjes Vetëvendojse për ta bërë shumicën në KQZ, shkruan Gazeta Sinjali.

“Nga kjo foltore dua t’i bëj thirrje edhe njëherë presidentes Vjosa Osmani që ta emërojë anëtarin e dytë të PDK-së në KQZ. I takon përfaqësuesi i dytë. Presidentja duhet ta emërojë anëtarin e dytë të PDK-së të propozuar nga PDK-ja dhe të ndërpresë orvatjet e LVV-së që ta bëjnë shumicën në këtë komision”, shtoi Deliu-Kodra.

“Presidentja Osmani deri më tani nuk e ka emëruar anëtarin e dytë të PDK-së në këtë KQZ, sepse ajo po ndjek rrugën në shërbim të plotë të LVV-së dhe të Listës Guxo. Është e ditur zyrtarisht që LVV-ja e ka dërguar në Presidencë, propozimin e tretë për anëtar të KQZ-së e që jo rastësisht vjen nga Lista Guxo”, tha tutje ajo.

Deliu-Kodra i ka bërë thirrje presidentes Osmani, që sipas saj të ndalojë së shërbyeri kalkulimeve të kryeministrit, Albin Kurti.

/GazetaSinjali/