image Delegacioni i Kosovës nesër takohet me atë të Serbisë për varrezën masive në Kizhevak

Kosovë

Delegacioni i Kosovës nesër takohet me atë të Serbisë për varrezën masive në Kizhevak

news image

Kryetari i delegacionit të Kosovës, Ibrahim Makolli, nesër do të qëndrojë në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Qeveria e Kosovës dhe për më tepër thuhet se në këtë lokacion do të jetë edhe kryetari i delegacionit të Serbisë, Veljko Odaloviç.

Nesër më 04 dhjetor 2020, në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak  të Serbisë, kryetari i Delegacionit të Kosovës, z. Ibrahim Makolli dhe ai i delegacionit të Serbisë z. Veljko Odalovic do të mbajnë konferencë për media’, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në bazë të vlerësimeve, mbetjet mortore të 7 deri në 20 personave janë gjetur në një lokacion në Kizhevak afër Rashkës në Serbi. /Gazeta Sinjali/