image Delegacioni gjerman në konferencë për medie pas takimit me Kurtin e Mustafën

Kosovë

Politikë/ Delegacioni gjerman në konferencë për medie pas takimit me Kurtin e Mustafën

news image

Dy anëtarët e Bundestagut gjerman, Peter Beyer dhe Christian Schmidt që po qëndrojnë në Kosovë për të bërë disa takime që lidhen me zhvillimet për koalicion në mes të LDK’së e VV’së, do të mbajnë sot gjatë ditës konferencë për media.

Përmes një njoftimi dërguar nga ambasada gjermane, bëhet e ditur se Beyer dhe Schmidt do të dalin para mediave në konferencë në ora 11:00.

Konferenca do të mbahet në zyrat e ambasadës gjermane në Prishtinë.

Kjo vizitë e delegacionit gjerman vjen në kohën kur VV e LDK nuk po mund të dakordohen për koalicion, pasi që Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar postin e presidentit si garanci për marrëveshje, kusht të cilin nuk po e pranon partia e udhëhequr nga Albin Kurti./Gazeta Sinjali/