image Del në ankand makina e Mbretëreshës Elizabeth II - zbuloni çmimin

Kuriozitete

Del në ankand makina e Mbretëreshës Elizabeth II – zbuloni çmimin

news image

Makina mbretërore e Mbretëreshës Elizabeth II mund të jetë e juaja – dhe nuk duhet të jeni trashëgimtar i fronit për ta përballuar atë.

Daimler Majestic i vitit 2001 në pronësi dhe drejtuar nga monarka e ndjerë është aktualisht në ankand përmes Bonhams.

“Një mundësi shumë e rrallë për të zotëruar një automjet që madhëria e saj personalisht e ka zgjedhur [përcaktuar] dhe e ka vozitur,” tha shtëpia e ankandeve. “Kur makinat mbretërore hyjnë në treg, ato trajtohen me nderimin më të lartë. Ky Daimler i pakrahasueshëm me siguri do të jetë një shtesë e jashtëzakonshme për çdo koleksion”, shtoi shtëpia e ankandit, duke vlerësuar se çekiçi do të bjerë midis 45 mijë dhe 75 mijë dollarë.

/GazetaSinjali/