image Del lista e shteteve: Këta janë evropianët që lahen çdo ditë

Kuriozitete

Del lista e shteteve: Këta janë evropianët që lahen çdo ditë

news image

Tre muajt e verës shpesh mund të bëhen të padurueshëm për shkak të vapës. Sidomos në vendin tonë, ku temperaturat zakonisht janë mjaft të larta gjatë kësaj periudhe, pothuajse të gjithë jemi në kërkim të zgjidhjeve për t’u freskuar. Dushi i përditshëm është një prej tyre. Po numërojmë mbrapsht kohën derisa të kthehemi në shtëpi, të heqim rrobat dhe të shkojmë në dush.

Por çfarë ndodh në vende të ndryshme evropiane dhe sa shpesh lahen qytetarët e tyre?

Në këtë hulumtim, pra, shohim hartën evropiane me shkallëzime të ndryshme. Italianët janë në vendin e parë mes qytetarëve që lahen çdo ditë, me një përqindje që arrin dhe e kalon 95%. Pak më poshtë me një përqindje midis 85% dhe 94% është Portugalia, ndërsa vendin e tretë e ndajnë Greqia dhe Spanja me një përqindje njerëzish që lahen çdo ditë midis 75% dhe 84%.

Ndërsa ngjitemi veçanërisht në veri të kontinentit evropian, përqindja bie në mënyrë dramatike me shumicën e vendeve nën 65. Megjithatë, përshtypje lë edhe Franca, e cila është në listën e vendeve ku qytetarët e saj pothuajse nuk lahen çdo ditë!

/GazetaSinjali/