image Del ekspertiza për 26-vjeçaren/ I dashuri e rrahu, e tërhoqi zvarrë dhe e hodhi në det

Botë

Del ekspertiza për 26-vjeçaren/ I dashuri e rrahu, e tërhoqi zvarrë dhe e hodhi në det

news image

Raporti i mjekësisë ligjore për 26-vjeqaren, Garyfallia e cila u vra nga i dashuri në Folegandros të Greqisë thotë se i dyshuari e hodhi në det pasi që e rrahu dhe e tërhoqi zvarrë te shkëmbinjtë.

Sipas raportit mjeko-ligjor të Pireut, i kryesuar nga eksperti mjekësor, Elias Bogioka, trupi i pajetë i Garyfilla, kishte të nxira në syrin e djathtë, gërvishtje në anën e djathtë si dhe një plagë 4-5 centimetra në anën e djathtë të kokës së saj, pasi që nga goditjet në shkëmbinj, kafka e saj ishte çarë.

Në raport thuhet se të gjitha goditjet dhe zvarritjet në shkëmbinj janë bërë përderisa Garyfilla ishte gjallë.

Në mushkëritë e saj u gjet shumë ujë deti, gjithashtu kishte shenja të mavijosjeve në gjirin e djathtë.

/GazetaSinjali/