image Del bilanci në Maqedoninë e Veriut, mbi 100 raste me Covid-19 për 24 orë

Rajon

Del bilanci në Maqedoninë e Veriut, mbi 100 raste me Covid-19 për 24 orë

news image

Është publikuar bilanci ditor në Maqedoninë e Veriut, ku kanë rezultuar 101 persona pozitiv me COVID-19, nga 974 testet e bëra.

Më shumë se gjysma, respektivisht 59 janë regjistruar në Shkup, 12 në Kumanovë dhe rrethinë. Shifrat e sotme vendin e rikthejnë në fillim të prillit, kur u shënua shpërthimi i parë i virusit dhe numri më i lartë i të infektuarve në vend që nga fillimi i pandemisë. Kurba e të infektuarve sot është 11.74%.

Nga dikasteri i Shëndetësisë informuan edhe për 4 të vdekur të moshës 58 deri 84 vjeç. Që nga fillimi i pandemisë, 145 kanë ndërruar jetë, 1605 janë shëruar, ndërsa 742 raste vazhdojnë të jenë aktive.

Shkupi, Tetova, Kumanova dhe Shtipi janë qytetet me numrin më të lartë të rasteve aktive. Shifrat e sotme përforcojnë edhe më shumë mundësinë për rikthim të masave shtrënguese, ashtu siç edhe ka paralajmëruar ministri i Shëndetësisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kategorizuar qytetet më të rrezikuara nga virusi korona në Maqedoninë e Veriut. Shkupi si kryeqytet gjendet në fazën e katër që nënkupton përhapje të gjerë, të pa lokalizuar. Në fazë të njëjtë ndodhet edhe Tetova, por sipas konstatimeve përhapja është e lokalizuar.

Në Shtip, thuhet se shpërndarja është në fazën kritike, por është e kontrolluar dhe lokalizuar. Gjatë 24 orëve, 392 personave u është dhënë vendim për izolim dhe 150 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim./ Gazeta Sinjali/