image Del bilanci i koronavirusit në Shqipëri

Shqipëri

Del bilanci i koronavirusit në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja me COVID-19, ndërsa sërish nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Në total numri i të infektuarve është 132.449.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 19 persona derisa janë kryer 2.916 testime.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 754.759 testime, 129.826 të shëruar dhe 2.453 të vdekur.

Aktualisht janë 170 raste aktive. /Gazeta Sinjali/