image Del bilanci i fundit i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, shënohen 18 viktima

Rajon

Del bilanci i fundit i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, shënohen 18 viktima

news image

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë Veriore ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1 mijë e 387 testime për koronavirus ku 357 prej tyre kanë rezultuar pozitivë, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu, në të njëjtën periudhë kohore betejën me sëmundjen e kanë humbur 18 pacientë, kurse viktima më e re është 34 vjeç.

Instituti i Shëndetit Publik gjithashtu ka njoftuar se janë shëruar edhe 689 persona.

Ndërkaq, deri më tani atje janë kryer 380 mijë 616 testime për COVID-19, si dhe pozitivë kanë rezultuar 78 mijë e 305 persona, janë shëruar 54 mijë e 34, kanë vdekur 2 mijë e 292 persona dhe numri i rasteve aktive është 21 mijë e 979.

/Gazeta Sinjali/