image Del bilanci i COVID-19 në Shqipëri, ka edhe viktima

Shqipëri

Del bilanci i COVID-19 në Shqipëri, ka edhe viktima

news image

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se janë shënuar gjashtë viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale të të vdekurve që nga fillimi i pandemisë në 493.

Gjatë kësaj kohe po ashtu janë regjistruar 311 raste të reja nga 1 mijë e 397 të testuar.

Ndërkaq janë shëruar 85 pacientë në 24 orët e fundit, kurse janë 8 mijë e 654 raste aktive.

/GazetaSinjali/