image Del bilanci i COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, ka edhe viktima

Rajon

Del bilanci i COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, ka edhe viktima

news image

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore, ka njoftuar se nga 1 mijë e 769 testet e kryera, janë konfirmuar 183 raste të reja me koronavirus, kurse kanë vdekur pesë persona, transmeton Gazeta Sinjali.

Rastet e reja janë konfirmuar në këto vendbanime: Shkup-51, Koçan-20, Prilep-15, Tetovë-13, Gostivar-9, Kumanovë-7, Strumicë-7, etj.

Ndërkohë betejën me virusin e kanë humbur 5 pacientë.

Një pacient nga Shkupi i moshës 61-vjeç, një 68-vjeçar nga Dibra, një 58-vjeçar nga Kriva Pallanka, një 71-vjeçar nga Radovishi dhe një pacient nga Koçani i moshës 66-vjeç./Gazeta Sinjali/